Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit të Kosovës për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim të përbashkët ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe atë të Francës, Didier Chabert.
Limaj i ka njoftuar ambasadorët për takimin e Delegacionit Shtetëror të Kosovës me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Limaj tha se në këtë takim Kosova ka shprehur përkushtimin e qartë për dialog, duke shtuar se Kosova është e interesuar të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në vete ngërthen njohje reciproke mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB, njohje nga pesë vendet e BE-së si dhe hapjen e perspektivës së qartë evropiane për Kosovën.
“Ka qenë një takim i mirë, i frytshëm dhe përshtypjet tona janë të mira. Delegacioni Shtetëror i Kosovës do të bëjë maksimumin që të ketë bashkërendim të plotë me institucionet tjera kushtetuese në vend dhe ne do t’i njoftojmë krerët e institucioneve pas çdo takimi në Bruksel”, ka thënë Limaj.
Ai i ka njoftuar ambasadorët me hapat që po i merr Delegacioni Shtetëror, e me theks të veçantë në formimin e disa grupeve punuese, të cilat do të përbehen nga ekspertë të fushave të ndryshme, në bazë të temave që do të zhvillohen në Bruksel mes dy vendeve.
Në anën tjetër, ambasadorët Heldt dhe Chabert vlerësuan angazhimin e Delegacionit Shtetëror të votuar nga Kuvendi i Kosovës. Të dy ambasadorët ofruan ndihmën e vendeve përkatëse për Delegacionin Shtetëror të Kosovës, në mënyre që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, e cila do t’i mbyllte të gjitha temat e hapura.
Po ashtu, ambasadorët inkurajuan Delegacionin që të angazhohet në funksion të bashkërendimit të institucioneve në procesin e dialogut me Serbinë.
Gjatë ditës Limaj ka takuar edhe ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjrnvall ku temë e diskutimit ishte dialogu Kosovë-Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme
Intervistë me Dr. Nikolla Hristov, kirurg kardiovaskular në Klinikën Zhan Mitrev
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia