LAJMI I FUNDIT:

​Limaj: Nisma për Kosovën sot është më e fuqishme se kurrë

​Limaj: Nisma për Kosovën sot është më e fuqishme se kurrë

Nisma për Kosovën për më pak se 4 vite ka arritur të ketë 230 zyrtarë shtetëror, të cilët shërbejnë për të mirën e qytetarëve të vendit, dhe si e tillë asnjëherë nuk do t’i zhgënjejë ata. Kështu deklaroi mbrëmjen e së hënës kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili në një tubim falënderues në Vushtrri.

Ai theksoi se Nisma për Kosovën nuk ka qenë asnjëherë më e fuqishme, sesa që është sot. E krejt kjo, Limaj tha se është meritë e besimit që kanë pasur qytetarët e Kosovës ndaj subjektit që ai e drejton.


“Për tri vite e gjysmë, kjo parti ka arritur që sot t’i ketë 230 zyrtarë shtetëror, ministra, deputetë, këshilltarë, asamblistë. Nesër do të marrim edhe drejtori nëpër komuna të ndryshme. Kjo është e paparë në historinë e politikës së rajonit. Dhe ky sukses i yni, i takon para së gjithash atyre që na kanë besuar. Ne do të punojmë që të mos i zhgënjejmë ata”, u shpreh Limaj.

Me premtimin se Nisma për Kosovën do të vazhdojë të punojë mirë dhe në dobi të qytetarit, Limaj ftoi të rinjtë e Vushtrrisë që të mobilizohen për të vënë në jetë vizionin për të cilin presin shumë njerëz.

“Kërkoj nga ju që të shfrytëzoni krejt mundësitë që i keni, të shtriheni e të shpërndaheni nëpër çdo fshat, lagje e qytet. Të fuqizohet ky projekt politik, Nisma për Kosovën. Ju bëjë apel për bashkim dhe afrim me njëri-tjetrin, t’i ndani detyrat, kemi shumë njerëz jashtë që iu presin dhe e presin këtë vizion. Mobilizimi dhe angazhimi juaj do ta përçojë këtë vizion politikë. Me shpresë që djemtë dhe vajzat e reja, intelektualët e rinj do ta bëjnë këtë punë, do të kemi sukses edhe në Mitrovicë dhe Vushtrri”, tha ai.

Ndërsa, ish-kandidati i Nisma për kryetar të Vushtrrisë, Abdullah Vojvoda tha se Nisma për Kosovën ka një lider të jashtëzakonshëm si Fatmir Limaj, ndërsa shtoi se së bashku me qytetarët do të jenë përkrahë tij, për të punuar për zhvillimin ekonomik të vendit.

Vojvoda foli për vendimin e Gjykatës, e cila Fatmir Limajn e shpalli të pafajshëm për akuzat për korrupsion, duke uruar që asnjë qytetari të mos i ndodhin padrejtësi dhe akuza të tilla.

Ai shtoi se nuk kishte se si të dënohej një njeri që nuk mori asgjë, porse vetëm sa i dha vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori