LAJMI I FUNDIT:

​Limaj në takim me të rinjtë e partisë së tij: Nisma do të dyfishohet në zgjedhjet e ardhshme

​Limaj në takim me të rinjtë e partisë së tij: Nisma do të dyfishohet në zgjedhjet e ardhshme

Këshilli Drejtues i Rinisë së Nismës Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhjen e parë, pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Rinisë.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Ky i fundit tha se rinia e Nismës sot po kalon në një fazë tjetër. Ai ka thënë se prezantimi i platformës nga ana e kryetarit të rinisë dhe qasja e të rinjve, është hapi rëndësishëm për të arritur objektivat.


Sipas Limajt, më këtë po tregohet seriozitet, pjekuri dhe ambicie për të arritur objektivin. “Ju ftoj të shtrini frymën tonë socialdemokrate në lagjet tuaja. Ta zgjerojmë këtë filozofi politike që ne përfaqësojmë. Nuk ka vendim me të rëndësishëm për një djalë e një vajze kur merr vendim më i dhënë drejtim jetës së vet”, ka thënë Limaj.

Më tutje, kryetari i Nismës ka thënë se këto pesë vite mjaftueshëm është dëshmuar se partia i kushton kujdes shqetësimeve të rinisë. Ai është zotuar se nëse rinia aktivizohet, atëherë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen, Nisma do të jetë dyfish më të fuqishme se sa është sot.

Limaj ka falënderuar të rinjtë e Nismës për angazhimin në këto pesë vite. Ndërsa kryesisë së re të rinisë i ka uruar suksese.

Kryetari i Rinisë së Nismës, Xhemajl Hazizi ka thënë se rinia e këtij subjekti është promotor kyç në parti dhe ka bërë punë të mirë në promovimin e vlerave partiake. Ai ka ftuar të rinjtë të jenë në teren dhe të punojmë masovikisht në rritjen e Nismës.

Hazizi është zotuar se udhërrëfyesi i bashkëpunimit do të jetë korrektësia. “Rinia e Nisma garanton hapësire për angazhim drejt qëllimeve të drejta në përmirësimin e jetës së të rinjve kosovar përmes aktiviteteve”, ka thënë ndër të tjera Hazizi.

Ndryshe, Xhemajl Hazizi ishte zgjedhur muajin e kaluar kryetar i Rinisë së Nismës./kp/