LAJMI I FUNDIT:

​Komisioni Evropian i indinjuar nga testet e ndotjes së automjeteve

​Komisioni Evropian i indinjuar nga testet e ndotjes së automjeteve

Komisioni Evropian është shprehur i tronditur pas zbulimit të testeve të ndotjes me majmunë dhe qenie njerëzore, në industrinë gjermane të automjeteve.

“Jemi të tronditur nga këto informacione si askush tjetër”, pohoi zëdhënësja e ekzekutivit evropian, e intervistuar nga media.


Marrim në konsideratë faktin se autoritetet gjermane do të hetojnë për këtë çështje me shpresën që t’i shkojnë deri në fund të vërtetës.

“Janë pikërisht autoritetet kombëtare që duhet të hetojnë për problemin pasi kjo lloj çështjeje kërkon një veprim urgjent të autoriteteve kombëtare”, sqaroi zëdhënësja e ekzekutivit evropian.

Komisionerja evropiane për Industrinë, Elzbieta Bienkowska u shpreh në Twitter se këto teste ishin të pamoralshme dhe të papranueshme për një kompani evropiane në shekullin XXI.

Skandali i motorëve dizel u rishfaq për të turpëruar ndërtuesit gjermanë pas publikimeve në media të testeve që zhvilloheshin tek majmunët dhe qeniet njerëzore për të matur impaktin e emetimeve të gazit. /kp/Telegrafi/