LAJMI I FUNDIT:

​Koleksion i rrallë veturash Porsche (Foto/Video)

​Koleksion i rrallë veturash Porsche (Foto/Video)

I ashtuquajturi “Koleksion i bardhë” i makinave Porsche, e cila ndodhet në një vend të fshehtë, për shkak të përmbajtjes së saj, si dhe dizajnit të brendshëm të plotë, duket krejt joreal.

Tifozët e Porsche, por edhe të gjithë entuziastët e vërtetë të makinave, ndoshta do të mbeten pa fjalë përpara një skene të tillë – jo vetëm në një vend, ka një koleksion të madh modelesh nga të gjitha epokat e këtij prodhuesi gjerman, por pothuajse të gjitha 65 makinat e ekspozuara janë pikturuar në të bardhë.


Për ta bërë të plotë eksperiencën, e gjithë brendësia e ndërtesës në të cilën ndodhen automjetet është gjithashtu e bardhë. Pronari i koleksionit deshi të mbetej anonim,  si dhe vendi i objekti në të cilin ndodhen Porsche specifike, me përjashtim të faktit se ai mund të jetë në SHBA.

Ndër atraksionet kryesore të kësaj ekspozite janë Porsche 959 e bardhë, hiper makinë 918 Spyder, Carrera GT dhe disa Porsche 356, si dhe dokumentacioni origjinal i makinave. /kp/Telegrafi/