LAJMI I FUNDIT:

​Kastrati me mesazh për Challandes: Nga banka rezervë nuk mund ta ndihmoj Kosovën

​Kastrati me mesazh për Challandes: Nga banka rezervë nuk mund ta ndihmoj Kosovën

Kosova U21 po vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Anglisë.

Sot në stërvitje, Kosovës i është bashkuar edhe lojtari Lirim Kastrati. Ai përpos që ka folur rreth ecurisë së seancës stërvitore, ai foli edhe rreth situatës të krijuar së fundi  me trajnerin e kombëtares A, Bernand Challandes.

Kastrati u shpreh se ka folur me Callandes dhe së bashku kanë vendosur që ai edhe kësaj radhe ti bashkohet kombëtares së drejtuar nga Rafet Prekazi.

“Jemi marrë vesh me trajnerin se ma mirë me shku tek U21 që me pas minutazh me lujt. Edhe besoj që si herën e kaluar që kam ardhur me U21, kam luajt një ndeshje me Turqinë shumë të mirë dhe besoj që edhe kjo do të jetë njësoj, kundër Anglisë. Jo unë çdo intervistë e kam thënë që do të jap maksimumin për Kosovën, pa marrë parasysh se te cila grupmoshë unë ftohen. Unë dua që vetëm t’i ndihmoj Kosovës, kështu që nga banka rezervë është vështirë, kështu që më mirë tek U21, por pata mundësi do të luaj edhe për U19”, u shpreh për KosovaPress, Lirim Kastrati.

Bernard Challandes (Foto: FFK-Kosova)

Kujtojmë që dit më parë, Challandes në konferencën për shtyp të mbajtur ka treguar në detaje situatën e krijuar mes tij dhe Lirim Kastratit“Situata është kjo. Dhjetë ditë më parë e kam ftuar Lirim Kastratin që të jetë pjesë e grumbullimit, madje edhe ka qenë në listë. Por, unë i kam thënë atij që duhet të grumbullohet të hënën (2 shtator) së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe të shohim gjatë javës se si po ecën gjërat, pasi që nuk e kishim të definuar situatën me Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin. Ishte një situatë shumë e qartë për mua dhe një zgjedhje shumë e qartë edhe për të”, deklaroi Challandes.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori