LAJMI I FUNDIT:

​Ja si i hakoi CIA produktet e Apple-s

​Ja si i hakoi CIA produktet e Apple-s

CIA ka vite që po zhvillon mjetet për hakimin e prodhimeve të Apple, ndërsa duke iu falënderuar Wikileaks-it, ky mjet tash ka dalë në publik.

Ky grup ka publikuar setin e ri të dokumenteve “Dark Matter”, si pjesë e publikimeve “Vault 7”, në të cilin zbulohen mjetet e CIA-s për hakim.


Fokusi i dokumentit më të ri është konkretisht i drejtuar kah prodhimet e Apple, ndërsa aty shpjegohen detajet se si CIA ka hakuar telefonat iPhone dhe laptopat MacBook. Shumica e dokumenteve janë më të vjetra se sa shtatë vjet, por megjithatë tregojnë përpjekjet e vazhdueshme të CIA për të thyer prodhimet e Apple.

Vegla e quajtur Sonic Screwdriver është përdorur për të infektuar laptopat MacBook përmes USB ose portit Thunderbolt, ndërsa besohet se kjo është bërë kur Apple ka pasur qasje fizike në pajisje.

Agjencia duket se ka pasur punë më të vështirë me versionet e mëhershme të telefonave iPhone, ndërsa vetëm një vegël e quajtur beacon, është dizajnuar që të instalohet në telefon para se ai të hidhej në shitje, transmeton KosovaPress.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dokumente të vjetra, është pak e besueshme se bëhet fjalë për modelet moderne të prodhimeve të Apple, ndonëse qartë tregon qëllimet e agjencisë CIA.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori