LAJMI I FUNDIT:

​INPO: Komuna e Prishtinës tejkalon shpenzimet për luks

​INPO: Komuna e Prishtinës tejkalon shpenzimet për luks

Organizata INPO ka shprehur shqetësim ndaj realizimit të ulët të buxhetit për investime kapitale në komunën e Prishtinës, ku sipas të dhënave del se kjo komunë i ka shpenzuar vetëm 43 për qind të buxhetit për investime kapitale.

INPO i bën thirrje publike kryetarit të komunës Shpend Ahmeti dhe Kuvendit Komunal që të bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve të mos shpenzimit të buxhetit në projektet kapitale dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmirësimin e punës në realizimin e buxhetit.


“Nga mbi 38 milionë euro të parapara për këtë kategori, komuna ka shpenzuar vetëm 16 milionë e 728 mijë euro, apo vetëm 43.47% të mjeteve në dispozicion. Krahasuar me vitet paraprake 2017, 2016 dhe 2015,  del se niveli i ekzekutimit të buxhetit për investime kapitale ka pësuar rënie drastike. Në vitin 2017, nga kjo kategori buxhetore ishin shpenzuar 56.48% të mjeteve në dispozicion, ndërkaq 58% në vitin 2016 dhe 62% në vitin 2015”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate, transmeton Telegrafi.

Tutje INPO ka vërejtur se në komunën e Prishtinës ka rritje të shpenzimeve të luksit.

Këtu janë përmendur shpenzimet për dreka zyrtare, karburante dhe telefona.

“Për 12 muaj komuna për dreka zyrtare ka shpenzuar mbi 30 mijë euro, ndërkaq të aprovuara ishin vetëm 25 mijë, për telefona mobil ka shpenzuar mbi 83 mijë euro, mbi 8 mijë euro më shumë së sa ishte planifikuar, për karburante për vetura ka shpenzuar mbi 163 mijë euro apo mbi 13 mijë euro më shumë se planifikimi, si dhe qiraja për vetura është tejkaluar për 180. 990 euro, ku në vlerë totale për qiraja për vetura është janë shpenzuar nga buxheti i komunës 235.990 euro apo 300% më shumë”, thuhet tutje në njoftim.

fton kryetarin Ahmeti të angazhohet në identifikimin e faktorëve që kanë ndikuar në mos realizmin e buxhetit dhe të hartohet strategjia e fokusuar në investime kapitale të bazuar në prioritete dhe planifikim të mirëfilltë financiar, duke u bazuar në nevojat reale të qytetarëve. /Telegrafi/