LAJMI I FUNDIT:

​Inaugurohet stacioni meteorologjik në Skivjan të Gjakovës

​Inaugurohet stacioni meteorologjik në Skivjan të Gjakovës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë, me moton “Moti-gati, klima-zgjuar”, bëri inaugurimin e Stacionit Meteorologjik Automatik në Skivjan të Gjakovës.

Në ceremoninë inauguruese, në emër të ministres Albena Reshitaj mori pjesë zëvendësministri Fatmir Matoshi, i cili deklaroi se klima dhe moti janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve zhvillimore të një vendi.

“Prandaj duke e forcuar shërbimin e meteorologjisë dhe klimatologjisë ne do të përmirësojmë edhe procesin e vendimmarrjes dhe planifikimit për zhvillimet e ardhshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tani më është edhe anëtar i rregullt i Rrjetit Evropian për Paralajmërime të Vërshimeve EFAS, dhe pjesëmarrës në aktivitetet e Organizatës Botërore të Meteorologjisë (ËMO), sikurse është programi për krijimin e një platforme të përbashkët për Evropën Juglindore (regjionin e VI) në lidhje me parashikimin dhe paralajmërimin e rreziqeve nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore” tha nder të tjerash Matoshi.

Sipas njoftimit të MMPH, në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin edhe drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi, zyrtarë tjerë të MMPH-së, dhe zyrtarë të Komunës së Gjakovës.

Me këtë projekt do të bëhet regjistrimi i disa parametrave meteorologjik siç janë: Temperatura e ajrit, lagështia, shtypja atmosferike, reshjet si dhe drejtimi dhe shpejtësia e erës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori