LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: Kosova ka Kushtetutën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve

​Haradinaj: Kosova ka Kushtetutën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësen e saj, Izabela Kisiq, me të cilat bisedoi për zhvillimet aktuale në vend.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është model për ofrimin e të drejtave të njeriut dhe ka bërë progres të theksuar në drejtim të demokracisë e shoqërisë multietnike.

“Kosova ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe në praktikë, bashkëpunimi me ta është në fazë të avancuar dhe jemi të përkushtuar që kjo të vazhdojë”, tha Haradinaj.

Nga ana e tyre, kryetarja  e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësja e saj, Izabela Kisiq shprehën gatishmërinë që të bashkëpunojnë më të gjitha institucionet me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori