LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: Kosova është shembull për bashkëpunim në mes komuniteteve

​Haradinaj: Kosova është shembull për bashkëpunim në mes komuniteteve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”.

Ai tha se është i gëzuar që sheh bashkëpunim në mes Organizatës “Orkide” dhe ambasadës turke në Kosovë.

“Unë sot jam i gëzuar që e shoh një bashkëpunim në mes Organizatës ‘Orkide’, por edhe zonjave dhe femrave të Prizrenit. Kjo është një porosi shumë e mirë edhe për me ruajt traditën, por edhe me krijuar vende të punës në të ardhmen. Dëshiroj të ju falënderohem edhe në emër të Qeverisë. Kosova është e mirë, sa të mirë janë edhe turqit e Kosovës. Kosova është shembull për bashkëpunim në mes komuniteteve. Ju mund të llogaritni në miqësinë tonë. Ne jemi vend i vogël dhe anojmë anëtarësimin në NATO, dhe nuk është e lehtë për një vend të vogël si Kosova. Kemi nevojë për më shumë njohje. Por krejt e dinë që Kosova nuk e harron ndihmën që na i bëtë”, tha Haradinaj.

Ai i ka dhuruar Sevgi Kervan, koordinatore e Organizatës “Orkide”, një libër për pasuritë e Kosovës.

Çagri Sakar, ambasador i Turqisë në Prishtinë ka falënderuar të gjithë ata që përkrahën për këtë projekt. “Është elementi i parë në ndikon në zhvillimin e një shteti. Ne si ambasadë turke do të përkrahim këtë shoqatë dhe kjo është e rëndësishme. Kosova është shteti i ri, por përkundër faktit që është shtet i ri, keni mbajtur gjallë komunitetet në Kosovë”, tha ai./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori