LAJMI I FUNDIT:

​Hapet festivali ndërkombëtar i filmit PriFest

​Hapet festivali ndërkombëtar i filmit PriFest

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë sonte në hapjen e edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në PriFest në Prishtinë, i cili do të mbahet deri më 22 korrik.

Në këtë festival prezantohen filma të zhanreve dhe metrazhit të ndryshëm vendor, nga rajoni dhe ndërkombëtar.


Ministri Gashi tha se PriFest-i ka zënë vend të arsyeshëm në kinematografinë shqiptare. Ai po ashtu tha se ky festival ka ofruar emra meritor vendor e ndërkombëtar, të cilët e kanë fuqizuar rolin dhe rëndësinë e PriFest-it.

“Kësaj radhe, në këtë edicion, shteti i Kosovës është i nderuar dhe i respektuar, sepse do të prezantohen 11 filma të kategorive të ndryshme të Kosovës”, tha ndër të tjera Gashi.

Gjithashtu ministri Gashi foli edhe rreth programeve përcjellëse apo plotësuese duke vlerësuar se ato programe kanë ndikuar edhe më shumë në fuqizimin e PriFest-it.

“Programet e PriFORUM-it si: ‘Kosova’s Rising Stars’ ku PriFest-i promovon aktoret e rinj të Kosovës, para filmbërësve ndërkombëtar, si aset në koproduksionet e ardhshme; Pastaj programi ‘Kosova Ready to Roll’ ku promovohet Kosova si vend potencial me xhirimet e filmave të huaj, por edhe bashkëpunim me “Swiss Contact” që organizon ekskursione për mysafireve ndërkombëtar janë arsyet e fuqishme që na bëjmë të ndihem krenar si Ministër dhe shoqëri për një aktivitet kulturor të tillë”, tha ai.

“Si ministër, zotohem së do t’u mbështesim në projektet e juaja legjitime, të cilat do ta përfaqësojnë kinematografinë shqiptare si në vend ashtu edhe jashtë Republikës së Kosovës. Kjo e fundit do të jetë shumë më kuptimplote kur do ta kemi edhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, përfundoi ministri Gashi. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori