LAJMI I FUNDIT:

​Hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”

​Hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”

Në Kuvendin e Kosovës në mbrëmjen është hapur ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, e cila është përgatitur nga kuratorja Eliza Hoxha dhe u kushtohet të gjithë të pagjeturve, për fatin e të cilëve nuk dihet që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

Më këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke folur për plagën e të pagjeturve, tha se kjo plagë është ende e pashëruar për njerëzit tanë dhe se Serbia është ajo që duhet të jep llogari për këtë.


“Ajo çfarë na ka mbetur barrë, peng, janë pasojat e luftës, të cilat në pjesën materiale kemi arritur t’i riparojmë, pjesën më të madhe të tyre, por pjesa shpirtërore, mbetet aty. Në mënyrë të veçantë është kategoria e cila po na mbetet si barrë, po na mbetet si plagë, e cila nuk po na rehaton, as si familje e as si komb, janë njerëzit tanë, të cilët nuk e dimë ende se ku i kemi. Plaga e të pagjeturve është ende e pashëruar për njerëzit tanë, ne duam drejtësi. Serbia është ajo që duhet të jep llogari, për arsye se përgjegjësinë e mban të plotë, nga veprimet e veta ushtarake dhe jo ushtarake, të cilat në tërësinë e vet, kanë qenë të kontrolluara nga një mekanizëm i centralizuar, dhe ai ia qenë shteti serb”, tha Veseli.

Në emër të familjeve të të pagjeturve, Bajram Qerkini tha se porosia e tij është “bëhuni të fortë”.

“Dhimbja e atyre që po na thërrasin ‘hajde merrem babë, hajde merrem nënë, hajde merrem motër’, po shkon në vend ku duhet, te familjarët. Nuk mundemi më veç të flasim, por duam me punu, ashtu qysh edhe e kemi programuar. Në periudhën e ardhshme mendoj se do të ketë shumë më shumë punë, mendoj për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Unë nuk flas vetëm për Qendrën Burimore të Republikës së Kosovës, që është regjistruar para disa ditësh, por flas në emër të gjithë atyre, që nonstop mendojnë se tash po iu vjen fëmija”, tha Qerkini.

Kurse krijuesja e ekspozitës, Eliza Hoxha tha se ndjehet mirë që është në një institucion, që e ka hapur derën, që diskutimi dhe dialogimi për çështjen e të pagjeturve, përmes një platforme tjetër, të ndodh pikërisht në zemrën e tij, e sidomos në këtë periudhë kur në përgatitjet e bisedimeve, çështja e të pagjeturve, është pjesë thelbësore e saj. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori