LAJMI I FUNDIT:

​”Gjurmët e garave” sërish në modë: Fiesta ST-Line në edicionin kuq e zi (Foto)

​”Gjurmët e garave” sërish në modë: Fiesta ST-Line në edicionin kuq e zi (Foto)

Detajet dekorative të dizajnuara mirë dhe të ngulitura mund të përmirësojnë imazhin e çdo makine dhe ta bëjnë më tërheqës.

Për këtë arsye Ford ka vazhduar traditën e paketave të saj Red dhe Black Edition, të cilat këtë herë kanë pajisur gjeneratën e fundit të Fiesta.


Dy versione të reja stilistike janë të bazuara në Ford Fiesta ST-Line, e cila është mundësuar nga 1.0 litërsh EcoBoost turbo-mbushës motor benzine me 140 kuaj fuqi, lidhur me një transmision manual me gjashtë shpejtësi.

Ky konfigurim i makinës jep një bazë të shkëlqyer për përmirësim të mëtejshëm estetike në formën e detajeve dekorative kuqezi në pjesën e jashtme dhe kabinë, por edhe imazhin sportiv të Fiesta ST-Line e bën edhe më të theksuar.

Siç pritej, në pjesët e jashtme të karrocerisë, e cila është në dispozicion në ngjyrë të kuqe ose të zezë, të jenë edhe të ashtuquajturat “shtigjet e garave”, dhe detaje të kuqe dekorative.

Kombinimi i të njëjtës ngjyrë sportive është aplikuar edhe në enterier, si në panelit të kontrollit dhe ulëse.

Ford ka pajisur Fiesta ST-Line Kuq e Zi edhe me sistemet e asistencës së sigurisë dhe sistemin e fundit multimedia SYNC 3 premium Bang & Olufsen.

Të dy versionet së shpejti do të jenë në dispozicion në tregjet e përzgjedhura evropiane. /kp/Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?

Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?

Auto
Biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit, kushton 2,200 euro – ka një rreze prej 100 kilometrash

Biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit, kushton 2,200 euro – ka një rreze prej 100 kilometrash

Auto
“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë

“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë

Auto
Kalo në kategori