Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot mbylljen përfundimtare të centralit bërthamor të ”Fessenheim” në verën e vitit 2020, por kryetari i Komunës, Claude Brender, shprehet se vijon të jetë i paqartë edhe pas fjalimit të presidentit, ashtu si dhe sindikatat.
”Nuk i takon një presidenti, cilido qoftë ai, që të vendosë për mbylljen e një centrali, pasi ka ligje dhe kjo varet nga EDF-ja”, u shpreh kryetari i Komunës i cili ishte gjithashtu i pranishëm në një takim të Komisionit lokal për informimin dhe monitorimin (CLIS) e ”Fessenheim’’.
”Asaj që i përmbahem kryesisht gjatë deklaratës së Macron është citimi ku ai thotë se nuk do të ketë mbyllje të plotë të qendrës, që kërkon të thotë se do të ketë një projekt industrial të ri në zonë”, thekson Brender, kryebashkiaku i komunës intervistuar nga media.
Ai mbështet tezën për transformimin e uzinës në një “qendër demontimi”, ku çeliku i përdorur në centralet franceze dhe gjermane do të ripërpunohet. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi