LAJMI I FUNDIT:

​Edhe “muskujt amerikanë” kalojnë në energji elektrike (Foto)

​Edhe “muskujt amerikanë” kalojnë në energji elektrike (Foto)

Pasi Ford ka konfirmuar versionin hibrid të Mustang, elektrizimi po konsiderohet gjithashtu nga Chevrolet për modelin e tij të famshëm Camaro.

General Motors (GM) po kryen një sondazh në mesin e konsumatorëve për një motor të mundshëm për Camaro të ri dhe ka dy variante hibride në përzgjedhjen me turbo të ri me katër cilindra 2.7 litërsh.


Agregati i lartpërmendur, i cili duket si ai i Silverad i ri, do të zëvendësojë cilindrin aktual 2.0-litërsh me 278 kuaj fuqi që i lejon të përshpejtojë nga 0-100 km/h për 5.2 sekonda. Sa i përket hibridit, Camaro  përshpejton nga 0-100 km/h për 4.4 sekonda me një konsum të kombinuar prej 7.8 l/100 km, që është më shumë se 2.7 sekonda.

Sa i përket çmimit, versioni i parë hibrid do të kushtojë 4,000 dollarë nga standardi Camara me një V8 me 6,2 litra, ndërsa versioni hibrid me atë motor do të kushtojë 8,000 dollarë më shumë.

Versioni hibrid i Chevrolet-it dëshiron të konkurrojë me Mustang hibrid që konkurron në vitin 2020 me një makinë të bazuar në katër cilindra EcoBoost me 2.3 litra.

Mustangi hibrid me një automatik me 10 shpejtësi ka 400 kuaj fuqi dhe përshpejton  nga 0-100 km/h për më pak se 5 sekonda. /kp/Telegrafi/