LAJMI I FUNDIT:

Engel: Kosova duhet të trajtohet si shtet, BE-ja duhet t’i hapë dyert

Engel: Kosova duhet të trajtohet si shtet, BE-ja duhet t’i hapë dyert

Populli i Kosovës e meriton të trajtohet si shtetet, kjo nënkupton liberalizim të vizave, udhëtimin në BE pa viza dhe rrugë të qartë drejt NATO-s dhe BE-së. BE-ja e di që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që t’iu hapë dyert shumë shpejt.

Kështu ka deklaruar kongresisti amerikan, Eliot Engel në manifestimin  që është mbajtur për nder të ditës së pavarësisë së SHBA-së.


“Populli i Kosovës e meriton të trajtohet si shtetet përreth jush dhe kjo nënkupton liberalizim të vizave, udhëtim në BE pa viza dhe rrugë të qartë drejt NATO-s dhe BE-së. BE-ja e di që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që t’ju hapë dyert shumë shpejt”, tha ai.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke theksuar përurimin e ambasadës së re në këtë përvjetor të pavarësisë së SHBA-së, tha se kjo tregon përkushtimin e SHBA-së për paqe dhe zhvillim të Kosovës.

Thaçi: Shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona
Lexo po ashtu Thaçi: Shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona

Sipas të parit të vendit, nga sot Kosova është dhe më e sigurt dhe më krenare. Mes tjerash, Thaçi përmendi arritjet dhe sfidat në të cilat po përballet Kosova.

“Është kënaqësi e veçantë që këtë 4 Korrik të festojmë duke hapur ambasadën e re Amerikane në Kosovë. Kjo ndërtesë dhe misioni i saj, tregon më shumë përkushtimin e SHBA-së për paqe dhe zhvillim të Kosovës. Kjo shtëpi është fanar që gjithmonë do të tregon drejtimin e duhur të shtetit tonë. Drejtimin euroatlantik. Nga sot  Kosova është dhe më e sigurt dhe më krenare. Nga rrënojat e luftës kemi ndërtuar një shoqëri të re, një shtet të ri, Kosovën që është shtëpi dhe atdhe për gjithë qytetarët e saj pa dallim përkatësie etnike. Një shtet në rrugë të sigurt për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së. Prandaj jemi të përkushtuar që të punojmë me një qeverisje më efektive në luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Mundësitë e krijimit të reja të vendeve të punës. Mos largimit të qytetarëve nga Kosova, rritjen e koncensuesit kosovar, ndërtimin e  fqinjësisë me gjitha vendet dhe përfundimisht tejkalimin e izolimit të Kosovës. Të ndërtojmë një vend të shpresës dhe besimit, e jo të dilemave dhe mos besimit”, tha presidenti Thaçi.

Kurse, ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett mes shumë porosish për qytetarët kosovarë, tha se duhet të gjendet rruga për t’u kthyer në tryezën e negociatave me Serbinë.

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video)
Lexo po ashtu Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video)

Ndërsa për përurimin e ambasadës së re, u shpreh ajo është simbol i përkushtimit ndaj partneritetit të qëndrueshëm me Kosovën.

“Qytetarë të Kosovës, amerikanët kurrë nuk i ndalojnë  përpjekjet për të ardhmen më të mirë, e as ju nuk duhet të ndaleni. Kam besim të plotë në aftësinë e prijësve dhe qytetarëve të këtij vendi të madh për të vazhduar përparimin. Për të çliruar energjinë e sektorit tuaj privat. Për të luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Për të ndërtuar mirëbesimin ndërmjet komuniteteve. Dhe për të gjetur rrugën për tu kthyer në tryezën e negociatave me Serbinë, për të ndërtuar paqe të qëndrueshme”, tha ai, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori