LAJMI I FUNDIT:

​Dimitrov kërkon rishikimin e masës doganore që Qeveria ka vendosur për disa produkte

​Dimitrov kërkon rishikimin e masës doganore që Qeveria ka vendosur për disa produkte

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka arsyetuar masën doganore për mbrojtjen e prodhimeve vendore në takim me homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov. Megjithatë kryediplomati kosovar ka thënë se do të diskutohet kjo masë.

Masa e vendosur ditë me parë nga Qeveria e Kosovës për prodhimet e qumështit dhe pemëve e perimeve, ka bërë që Maqedonia të reagojë duke paralajmëruar reciprocitet.


Megjithatë, Pacolli pas takimit me homologun e tij maqedonas tha se taksa doganore është një preventivë e përkohshme e cila do të zgjat 90 ditë.

“Kjo çështje u ngrit edhe në takimin tonë bilateral dhe është çështje që do të diskutohet edhe në takimet tjera që homologu im ka këtu në Kosovë. Por sigurisht unë e arsyetova si një nevojë që Kosova të mbron prodhimet e veta vendore. Ju e dini që prodhimi vendor për ne është shumë me rëndësi pasi ai gjeneron vende pune dhe mirëqenie ekonomike. Sigurisht ky problem do të trajtohet edhe me tutje”, tha Pacolli.

Ndërsa, homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje, pasi nuk mund të mbrohet vetja duke dëmtuar fqinjët e mirë.

“Nuk mund të mbroheni për vete nëse e dëmtoni fqinjin e mirë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, por megjithatë kemi detyrime ligjore, mbase më e rëndësishme se detyrimet ligjore është se politika e re në Ballkan na detyron që të kuptojmë se cilat janë problemet ose vështirësitë me të cilat përballet partneri ynë sot dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Jam i bindur se do ta marrim këtë politik të re në Ballkan dhe do ta zgjidhim këtë çështje sepse në kuadër te procesit të Berlinit do të punojmë në lidhje me masat ekonomike ku vendosjet një ndërlidhje digjitale, infrastrukturore si dhe me barrierat tregtare, pranimin e diplomave dhe kjo është e vetmja mënyrë si për prodhuesit tuaj edhe për prodhuesit tanë dhe shpresoj që shumë shpejt do të rrimë që këtë çështje ta tejkalojmë”, theksoi Dimitrov.

Kreu i diplomacisë maqedonase nuk ka dashur të thotë nëse shteti i tij do të vendos masë reciprociteti, por ka thënë se duhet të bisedojnë për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Marrëveshja e CEFTA-s thotë se nëse ka një çështje duhet paraprakisht të zhvillohet hetim dhe negociata me shtetet e prekura dhe pas kësaj duhet të vendosen masa. Nëse tani unë këtu filloj të paralajmëroj masa kundër masa dhe kështu me radhë me tepër do ta kapin këtë qasjen e inatit dhe poenta ime nuk ishte ta theksoj shkeljen ose dëmtimin, thjeshtë dua të them se një masë nuk mund të jetë e mirë për Kosovën nëse nuk është e mirë për Maqedoninë”, u shpreh ai.

Në këtë konferencë, Pacolli u pyet edhe për vizitën e paralajmëruar në Novi Pazar, por tha se ende nuk ka marrë leje dhe mungesa e saj ia pamundëson një vizitë të tillë, meqë nuk i njeh rrugët sekondare nëpër të cilat do të mund të shkonte edhe pa leje.

“Unë nuk e njoh mirë atë pjesë të Novi Pazar. Kam qenë atje por ka qenë shumë herët, nuk i njoh rrugët atje, rrugët sekondare, dhe nëse deri ora 17:00 nuk marr leje për të udhëtuar në Sanxhak unë jam i privuar që të shkoj sepse nuk i njoh rrugët sekondare”, theksoi Pacolli.

Në takim Pacolli e Dimitrov kanë diskutuar me theks të veçantë, dhënies prioritet ngritjes së bashkëpunimit ekonomik, turizmit, bashkëpunimit doganor, aspekteve të shëndetësisë, si dhe mundësive të reja për zhvillimin e dy Republikave.kp/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori