LAJMI I FUNDIT:

​Dështoi sulmi në rekordin tokësor prej 1,600 km/h (Foto)

​Dështoi sulmi në rekordin tokësor prej 1,600 km/h (Foto)

Projekti i uljes së rekordeve në tokë me shpejtësi maksimale ka dështuar.

Projekti Bloodhound SSX i nisur në shtator 2015 është mbyllur për shkak të mungesës së fondeve.


Udhëheqësit e projektit kanë konfirmuar se nuk kanë arritur të mbledhin 30 milionë euro të nevojshëm për të financuar këtë makinë supersonike (SSC), kështu që ai falimentoi.

Lideri i projektit, Andy Green, i cili e vendosi rekordin e shpejtësisë në vitin 1997 me 1.227.93 km/h (rekordi i parë) ende beson se ka shpresë për një objektiv të ri me një shpejtësi të synuar mbi 1.600 km/h.

Green deklaroi se makina dhe të gjitha sistemet e nevojshme janë funksionale, dhe se financimi është i nevojshëm vetëm për të vazhduar testimin dhe përmirësimin e automjetit.

Ai tha se ishte e mundur për të blerë një makinë supersonike të SSH Bloodhound për rreth 277,000 euro. Për shembull, Ferrari 812 Superfast kushton kaq shumë.

Rrëzimi i rekordit ishte planifikuar për vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut. /kp/Telegrafi/