LAJMI I FUNDIT:

​Çmimi i Aston Martin elektrik do të dihet vetëm për blerësit (Foto)

​Çmimi i Aston Martin elektrik do të dihet vetëm për blerësit (Foto)

Prodhuesi britanik i veturave luksoze Aston Martin paraqiti në Shangai modelin e tij të parë elektrik.

Rapide E është një sedan standard me katër dyer, por nuk ka një V12 6.0 litra. Aston Martin elektrik do të ketë dy elektromotorë në pjesën e pasme, të cilët zhvillojnë 610 kuaj fuqi.


Në pozitën ku zakonisht gjendet V12, një paketë baterie prej 800 volt është e mbushur me Kevlar dhe Carbon Fiber, që përbëhet nga 5.600 qeliza të litiumit.

Autonomia e Rapide E është rreth 320 kilometra dhe bateria me ngarkues të thjeshtë AC mbushet për rreth tre orë.

Aston Martin thotë se modeli i tij i parë tërësisht elektrik nga 0-100 km/h arrin për më pak se katër sekonda, ose një sekondë më shpejt  se Rapide S dhe versioni AMR. Shpejtësia maksimale kufizohet në mënyrë elektronike në 250 km/h.

Kompania do të prodhojë vetëm 155 vetura Rapide E dhe çmimin do ta dinë vetëm blerësit. /kp/Telegrafi/