LAJMI I FUNDIT:

​Çelaj: Qytetarët e duan Prishtinën me plane afatgjate

​Çelaj: Qytetarët e duan Prishtinën me plane afatgjate

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Lirak Çelaj ka thënë se qytetarët e Prishtinës e kanë vetëm një kërkesë.

Ata sipas Çelajt duan që Prishtina përfundimisht të planifikojë dhe veprojë si një qytet me plane afatgjate.


“Kudo, ne qytet e periferi qytetaret e Prishtinës kanë vetëm një kërkesë. Ata duan që Prishtina përfundimisht te filloj të mendoj, planifikoj dhe veproj si një qytet me plane afatgjate. Në Hajvali duam që te kemi një qendër, një shesh, ne duam se bashku Hajvalisë ti japim jetë, gjallëri e prosperitet”, ka shkruar Çelaj në Facebook.