LAJMI I FUNDIT:

​Çekia rrit numrin e ushtarëve në misionet jashtë vendit

​Çekia rrit numrin e ushtarëve në misionet jashtë vendit

Deputetët çekë rritën numrin e ushtarëve në misionet e BE-së dhe të NATO-s jashtë vendit, por miratimi përfundimtar i dislokimeve mund të dështojë për shkak të kundërshtimit nga komunistët.

Parlamenti vendosi të rrisë numrin e ushtarëve çekë në misionet jashtë vendit nga 806 që janë aktualisht në 1.081 në vitin 2018, 1.191 në vitin 2019 dhe 1.096 në vitin 2020, kryesisht në Afganistan, Irak, Mali dhe në vendet balltike.


“Ne do të veprojmë në shtetet ku jemi aktualisht, dhe do të rrisim praninë tonë në disa misione, ashtu si vendet e tjera”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Karla Slechtova në faqen online të Ministrisë.

Por miratimi i misioneve mund të kundërshtohet përfundimisht pas refuzimit të partisë komuniste, KSCM, anti-NATO, e cila mund të mbështesë jozyrtarisht një qeveri të pakicës të drejtuar nga miliarderi Andrej Babis. /kp/Telegrafi/