LAJMI I FUNDIT:

​Bonevet promovon projektin më të ri “Electric Buggy”

​Bonevet promovon projektin më të ri “Electric Buggy”

Organizata e të rinjve Bonevet, sot në Gjakovë ka shënuar 5-vjetorin e themelimit.

Të rinjtë që merren me projekte inovative, në aktivitetin e tyre kanë promovuar projektin më të ri inovativ, për të cilin kanë punuar për gati dy vite, “Electric Buggy” – automjetin elektrik, i cili nuk është i pari nga kjo organizatë premtuese e Kosovës.


Projekti është filluar më 3 tetor 2017, ku qëllimi kryesor i projektit ishte zhvillimi i të rinjve në fushat e teknologjisë dhe arsimit dhe për ta mbrojtur ambientin në Gjakovë.

Kjo shoqatë më parë kishte shndërruar një makinë me djegie të brendshme, në një makinë elektrike. Ndërsa ideja e tyre për makinë të re, ishte që ta finalizonin një makinë nga zeroja.

“Electric Buggy” u prezantua para shumë qytetarëve.

Projekti është një makinë elektrike urbane, që ka për qëllim ta transformojë Qarshinë e Vjetër në Gjakovë, nga një zonë në të cilën qarkullojnë makinat me djegie të brendshme, në një zonë ku qarkullojnë makinat elektrike. /Telegrafi/

View this post on Instagram

KRYEVEPRA E ANËTARËVE – “ELECTRIC BUGGY”. Sot për 5 vjetor, më krenarë se kurrë, kemi kënaqësinë të lansojmë një projekt të rëndësisë së tillë. Kjo kryevepër filloi me 3 tetor 2017, ku përgjatë 2 viteve punë e përkushtim anëtarët finalizuan projektin “Electric Buggy”. Ky projekt është një makinë elektrike urbane, që ka për qëllim të transformoj qarshinë e vjetër në Gjakovë, nga një zonë në të cilën qarkullojnë makinat me djegie të brendshme në një zonë ku qarkullojnë makinat elektrike. Sot për 5 vjetor, më krenarë se kurrë, kemi kënaqësinë të lansojmë një projekt të përmasave të tilla. Detajet e projektit do të vijnë së shpejti.

A post shared by BONEVET Gjakova (@bonevetgjakova) on Sep 3, 2019 at 9:12am PDT

Në trend Auto

Më shumë
Valdet Kaçandolli kryen përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian, Kurti e cilëson si një nga talentët e shquar të autosportit

Valdet Kaçandolli kryen përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian, Kurti e cilëson si një nga talentët e shquar të autosportit

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Auto
Çfarë do të ndodhë me Golf 9?

Çfarë do të ndodhë me Golf 9?

Auto
Kalo në kategori