LAJMI I FUNDIT:

​BMW lanson skuterin elektrik (Foto)

​BMW lanson skuterin elektrik (Foto)

Gjiganti gjerman BMW nuk prodhon vetëm makina, por ka një emër të njohur edhe në botën e motoçikletave, dhe tani futet në treg me skuterin elektrik.

BMW prezantoi skuterin X2City të dedikuar për audienca të reja dhe urbane si një partner ideal në udhëtimin nga shtëpia në punë.


Skuteri elektrik nga BMW do të jetë në gjendje të përdoret vetëm mbi 15-vjeçarët dhe do të kërkohet patentë shoferi.

Në zemër të BMW X2City është një motor elektrik i vogël që do të lejojë një shpejtësi maksimale deri në 20 km/h.

Motori elektrik drejtohet nga një bateri 408 Wh që do të lejojë autonomi prej 20-30 kilometrash në varësi të stilit të vozitjes.

Bateria do të jetë në gjendje të ngarkojë në një pajisje shtëpiake standarde rreth dy orë e gjysmë dhe skuteri do të jetë në gjendje të ngarkojë “smartphone” nëpërmjet portit USB.

Shitja e skuterit elektrik të BMW fillon sot dhe çmimi në Gjermani është 2,399 euro. /kp/Telegrafi/