LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohen dy të dyshuar për fajde, detyrim dhe kanosje

​Arrestohen dy të dyshuar për fajde, detyrim dhe kanosje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale fajde, detyrim dhe kanosje.

“Të dyshuarit: D.J., viti i lindjes 1993, m.k.sh. dhe B.Sh., viti i lindjes 1997, f.k.sh., dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash mbi dhjetë mijë euro nga një qytetar”, njofton Policia.


Njoftimi i Policisë:

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht  Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të informacione se dy të dyshuar janë të përfshirë në kryerjen  veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’, kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit  janë të përfshirë në veprat penale të cekura më lart.

Të dyshuarit: D.J., viti i lindjes 1993, m.k.sh. dhe B.Sh., viti i lindjes 1997, f.k.sh., dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash mbi dhjetë mijë euro nga një qytetar.

Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë kontrolluar dy lokacione, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë. Në Fushë Kosovë, janë gjetur dhe sekuestruar: 6000 (gjashtë mijë) euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori