LAJMI I FUNDIT:

​Amerikani 12-vjeç del nga kamioneta në lëvizje dhe shpëton nga rrëmbyesi

​Amerikani 12-vjeç del nga kamioneta në lëvizje dhe shpëton nga rrëmbyesi

Një 12-vjeçar i tha policisë se derisa po zbriste nga një autobus shkollor në Boyton Beach, Florida, një burrë me një kamionetë të bardhë u afrua tek ai dhe i ofroi transport.

I dyshuari i shpjegoi djalit ‘se ai po transportonte fëmijë gjatë gjithë kohës dhe se nuk do të bënte asgjë të çuditshme’.


Pas timonit, sipas NBC News, ishte Timothy H. Miller, i cili u arrestua dhe u akuzua për rrëmbim.

Djali hyri në kamionetë duke mos dyshuar se kishte të bëjë me një rrëmbyes.

“Ai kishte një buzëqeshje miqësore,” tregoi djali.

Por gjatë vozitjes, Miller e shikoi atë “çuditshëm” dhe e pyeti nëse kishte drogë.

Djali u tremb dhe u përpoq të hapte derën. Por Miller i tha të mos dilte dhe ai përshpejtoi.

Në fund të fundit, djali arriti të hapte derën dhe kërceu jashtë duke goditur kokën, pas së cilës humbi vetëdijen.

Për fat të mirë, disa njerëz e panë djalin në ato momente dhe i dolën në ndihmë.

Njëri nga dëshmitarët vazhdoi të ndiqte Millerin, më tej poshtë rrugës, duke bllokuar automjetin e tij dhe duke e mbajtur atë derisa arriti policia.

Miller pranoi se “kishte menduar të sigurojë drogën përmes djaloshit”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori