LAJMI I FUNDIT:

​Abrashi e konfirmon: Jam zgjedhur sekretar organizativ i LDK-së

​Abrashi e konfirmon: Jam zgjedhur sekretar organizativ i LDK-së

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, e ka konfirmuar se është zgjedhur sekretar organizativ i partisë, një nga pozitat kryesore në subjekt.

Pasi është përzgjedhur si anëtar i kryesisë, ai sot tha se ka marrë bekimin për postin e sekretarit organizativ.


Abrashi tha se këtë besim do ta shpërblejë me angazhim maksimal në fuqizimin e LDK-së.

“Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së. Detyrën e dhënë nga strukturat e partisë, do ta përkthej në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit të saj për shtetin dhe qytetarët”, tha Abrashi.