Policia e Kosovës po vijon me aktivitete, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor.
Policia iu kujton drejtuesve të mjeteve që mos ndalja në dritën e kuqe mund t’ju kushtojë atyre me 150 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik si dhe 3 pikë negative.
“Më këtë veprim rrezikohet jeta juaj dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Respektoni rregullat e trafikut rrugor, që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në paralajmërimin e policisë. /kp/Telegrafi/