LAJMI I FUNDIT:

​​Kroacia merr presidencën e radhës të BE

​​Kroacia merr presidencën e radhës të BE

Kroacia mori sot presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda, gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në union.

Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb dhe kur një koncert me atë rast do të mbahet në Teatrin Kombëtar Kroat.


Një koncert do të mbahet gjithashtu në Bruksel më 15 janar për të shënuar fillimin e presidencës kroate dhe kjo do të përkojë me përvjetorët e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë, më 15 janar 1992.

Më 9 janar Zagrebi do të presë një takim të Komisionit Evropian nën kryesimin e presidentes, Ursula von der Leyen.

Presidenca e BE-së shihet si një mundësi edhe për ta bërë shoqërinë kroate më të ndjeshme ndaj temave të unionit.

“Një Evropë e fortë në një botë sfidash” është slogani që Kroacia ka zgjedhur për presidencën e saj.

Programi i presidencës së saj në BE bazohet në katër shtylla: Një Evropë që po zhvillohet; Një Evropë që po lidhet; Një Evropë që po mbron dhe një Evropë me ndikim.

Në gjashtë muajt e ardhshëm, rreth 1 400 takime do të mbahen në nivele të ndryshme dhe shumica e tyre do të zhvillohen në Bruksel.

Takimet e ministrave në prill dhe qershor do të organizohen në Luksemburg, sipas praktikës standarde.

Në Kroaci, do të mbahen gjithsej 161 ngjarje në lidhje me presidencën, përcjell Atsh.Një nga ngjarjet kryesore do të jetë një takim i samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i vendosur për më 7 maj në Zagreb. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori