LAJMI I FUNDIT:

​​KOK-u zgjedh laureatët e vitit 2018

​​KOK-u zgjedh laureatët e vitit 2018

Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të tretë me radhë ka organizuar ceremoninë Laureatët 2018.

Çmimet që janë ndarë në këtë ceremoni janë: Sportistja e Vitit, Sportisti, Trajneri, Kombëtarja, Çmimi Special dhe Shpresa Olimpike në të dyja konkurrencat.


Të pranishëm në këtë ceremoni ishin krerët e pothuajse të gjitha federatave sportive në Kosovë, si dhe ministri për Kulture, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi. Nikoqiri i kësaj ceremoni Besim Hasani ishte tejet i lumtur me sukseset e arritura këtë vit dhe premtoi që puna në Komitetin Olimpik nuk do të ndalet kurrë.

“Tani me lejoni te them se arsyeja e tubimit të sotëm janë sportistet që vetëm gjatë vitit të kaluar bënë që flamuri i Kosovës të ngritët lartë për më shumë se 50 herë në shumë shtete anekënd botës, madje edhe në shtetet që për arsye palidhje të qeverive të tyre nuk e njohin shtetin e Kosovës, por janë qytetarët e tyre që me nder e respekt qëndrojnë përballë flamurit të Kosovës”, tha fillimisht Hasani.

Ai kishte edhe një falënderim të veçantë për xhudistët, të cilët vitin e kaluar kanë arritur suksese të larta duke fituar shumë medalje në arenën ndërkombëtare.

“Zonja e zotërinj le të ju themi të gjithë së bashku faleminderit Driton Kukës, që me xhudistët vetëm në vitin 2018 fitoi 36 medalje! Xhudistët, të themi për ta, e sollën medaljen e arte Olimpike dhe e bënë Kosovën ‘Golden state’. Nga 206 janë vetëm 100 shtete të arta, ‘Golden state’!106 shtete nuk e njohin shijen e medaljes së artë Olimpike, andaj i përulemi përjetë Majlindës e Tonit, por edhe Nores, Akilit, Disit, Lorianes dhe shumë e shumë sportisteve tjerë elitar, që KOK nëpërmjet kësaj ceremonie dëshiron të shprehë konsideratën e lartë ndaj tyre”, u shpreh Hasani.

Ndërsa ministri i Kulturës, Kujtim Gashi u shpreh se sportistët e Kosovës në vitin 2018 ishin ambasadorët më të mirë të këtij vendi.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua dhe për qeverinë që të jem prezent dhe të përshëndesim ceremonitë e tilla, të cilat kanë një qëllim për falënderimin e sportistëve për sukseset e arritura”.

“Në fakt viti 2018 ishte me i miri i pas luftës në sport. Ishin rezultatet që vërtetë na bën të ndihemi mirë si ministri ashtu edhe qeveri. Kosova kishte rreth 100 medalje në përgjithësi, por ajo që është me rëndësi është që 36 medalje kishin një emër dhe një mbiemër, e ai është Driton Kuka”, tha Gashi.

Shpresa Olimpike për vitin 2018 në kategorinë e meshkujve u shpall xhudisti 18 vjeçar Shpat Zeka.

“Faleminderit shumë KOK-un për çmim. Jam i lumtur që jam zgjedhur shpresë olimpike. Falënderim i madh i takon trajnerit Tonit, po ashtu edhe kryetarit të Federatës, Agronit. Shpresoj që vitet e ardhshme të jenë të suksesshëm për të gjithë”, tha Zeka.

Ndërsa në kategorinë e femrave s Shpresa Olimpike u shpall Erza Muminoviq.

“Faleminderit Kok-ut. Ky çmim për mua është një motiv shtesë për të arritur suksese më të mëdha, pse jo të arrijë të jem edhe olimpistja e radhës”, tha ajo.

Kombëtarja më e mirë në kategorinë e meshkujve është zgjedhur kombëtarja e Kosovës në futboll. Këtë çmim e pranoi përzgjedhësi Challandes, i cili tha se kjo kombëtare e ka merituar këtë çmim.

“Është kënaqësi te jem këtu para juve, i nderuar Komiteti Olimpik i Kosovës. Jam shumë krenar për të pranuar këtë çmim për kombëtaren tonë. Unë mendoj se kjo ekip e ka merituar këtë çmim”, tha ai.

Çmimi special për vitin 2018 e fitoi kombëtarja e femrave në sportin e karatesë. Kapitenja e kësaj kombëtare Adelina Rama tha se karateja ka pasur suksese të mëdha në vitin 2018 dhe krejt kjo falë punës së madhe të bërë nga drejtuesit e Federatës si dhe nga trajnerët e tyre.

“Vitin e kaluar kombëtarja e femrave ka pasur një varg suksesesh, duke filluar nga Kampionati Ballkanik, ku nga 10-të ekipore pjesëmarrëse kemi arritur që ta fitojmë vendin e dytë. Po ashtu suksesi më i madh ka qenë Kampionati Botëror, ku kanë qenë pjesëmarrës 142 shtete dhe 61 ekipe, që është mbajt në Madrid të Spanjës, ku atje kemi arritur një sukses mjaft të madh, ku kemi arritur që të plasohemi në vendin e 7-të”, tha Rama.

Trajneri më i mirë për vitin 2018 u zgjodh pa asnjë dyshim Driton Kuka. Kjo është e treta herë që ai zgjidhet trajneri i viti nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kuka ishte i lumtur në rastin e pranimit të këtij çmimi duke cilësuar xhudon si të arriturën më të lartë të shtetit tonë.

“Jam i privilegjuar që e morra çmimin prej nxënëses sime, kampiones olimpik. Viti 2018 ka nis në mënyrën më të mirë te mundshme ku përveç vajzave që kanë fituar medalje, në skenë ka dalur edhe një djalë i cili ka fituar Grandslamin e Parsiti, madje kanë dalur edhe gjenerata tjera. Xhudoja tashmë është bërë trend i shtetit tonë i popullit tonë dhe kjo do të vazhdojë”, tha Kuka.

Sportisti i vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës u shpall xhudsit Akil Gjakova. Ai ndër tjerash tha se ky është një privilegj i madh për të dhe se ky çmim është arritur falë atyre që e kanë mbështetur atë të arrijë deri këtu.

“Faleminderit trajnerit tim dhe familjes, për përkrahjen e tyre dhe të gjitha ata që më kanë ndihmuar dhe më kanë mbështet me ardhur këtu ku jam sot. Një falënderim i veçonte i takon Driton Kukës”, tha Gjakova. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori