0Shares

Dy ditë para premierës botërore të T-Cross, prodhuesi gjerman tregoi detajet e enterierit të pasagjerëve të këtij automjeti.

Volkswagen do të prezantojë SUV / crossoverin e tij të parë kompakt më 25 tetor dhe vetëm pak ditë para kësaj ngjarjeje jemi në gjendje të shohim detajet e kabinës së T-Cross.

Në një video të shkurtër shfaqet një version me një paketë më të shtrenjtë, e cila do të jetë një karrem për klientët potencialë. Në këtë variant, T-Cross ka një panel digjital të instrumenteve, pamja e të cilit mund të ndryshohet sipas dëshirës së shoferit, ndërsa në qendër ka një ekran të madh të sistemit multimedial.

Volkswagen ka njoftuar një numër mundësish për personalizimin e këtij modeli, duke përfshirë një gamë të gjerë të ngjyrave dhe teksteve të panelit. Nën ekranin e pajisjes multimediale, kontrollet automatike “klimatike” janë të ngjashme me ato të modelit Polo të gjeneratës së fundit.

Përveç shikimit në brendësi të makinës, prodhuesi gjerman bëri të mundur që në këtë video të shkurtër të njihemi me detajet e jashtme, si dritat e stopit të zbatuara në teknologjinë LED.

T-Cross është një model shumë i rëndësishëm për Volkswagen sepse i takon segmentit në rritje të subkompaktit SUV, ku tashmë në Evropë janë shumë popullor, Renault Captur, Peugeot 2008, Nissan Juke, Opel Mokka X, FIAT 500X, Jeep Renegade dhe të tjerë.

Megjithëse SUV i vogël do të arrijë në tregun evropian me vonesë dhe do të përballet me konkurrencë të fortë, pritet që T-Cross do të shpërthejë shpejt në mesin e modeleve më të shitura në klasë, duke u bazuar në fatin se ai ka qenë për dekada ndër modelet më të shitura të nënkompakte në kontinentin e vjetër. /kp/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)