Dëshira për tu futur ilegalisht në Francë i ka kushtuar me jetë një 10-vjeçari afrikan.

Trupi i të miturit u gjet në motorin e një aeroplani të “Air France” tip Boeing 777, që zbarkoi në aeroportin Roissy Charles de Gaulle në Paris nga Abidjan, Bregu i Fildishtë.

10-vjeçari u identifikua nga punonjës të kompanisë ajrore, që më pas njoftuan policinë për të bërë ekzaminimet e nevojshme.

Vitet e fundit kemi pasur shpesh histori të ngjashme të adoleshentëve nga Afrika, që kanë zgjedhur pjesë të ndryshme të mjetit fluturues për të udhëtuar drejt “tokës së premtuar”, por fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen. /kp/Telegrafi/