Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Vershevc të Lipjanit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një biçikletë dhe një mjet bujqësor(traktor).

“Sot rreth orës 19:00 kanë pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vershevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçikletë  dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jetë. Ngasësi i mjetit bujqësor me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka thënë ajo./Telegrafi/