Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesin e Kompanisë amerikane “Contour Global”, Joseph Brandt, ku është vlerësuar se Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

“Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë. Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Telegrafi.