Dyqanet e para private të kanabisit u hapën sot në Ontario, gati gjashtë muaj që nga legalizimi i kësaj droge për qëllime rekreative.

Kanabisi është legalizuar në Kanada që nga 17 tetori dhe qytetarët deri tani kanë qenë në gjendje ta blejnë atë në një faqe interneti të një organizate joqeveritare të licencuar për shpërndarjen e marihuanës.

Në tetor, Kanadaja u bë vendi i dytë në botë për të legalizuar posedimin dhe konsumimin e kanabisit për qëllime rekreative, pesë vjet pas Uruguait, transmeton KosovaPress.

Disa shtete amerikane gjithashtu lejojnë përdorimin e marihuanës për qëllime rekreative, por ky legalizim nuk zbatohet në nivel federal. /kp/Telegrafi/