Ish-tenistja Anna Kournikova dhe këngëtari Enrique Iglesias janë bërë prindër të binjakëve, një djali dhe një vajze.

Foshnjat e lindura në Miami janë pagëzuar me emrat Nicholas dhe Lucy, bën të ditur TMZ.

(Foto: Getty Images)

Çifti i famshëm kishte arritur që ta mbante të fshehur shtatzëninë e Kournikovas dhe vetëm pas lindjes së fëmijëve e kanë konfirmuar lajmin.

Shtatë çiftet e famshëm që kanë dëshmuar se dashuria është mbi formalitetet (Foto) Shtatë çiftet e famshëm që kanë dëshmuar se dashuria është mbi formalitetet (Foto)

Anna dhe Enrique janë në lidhje që nga viti 2001, ndërsa u njoftuan gjatë xhirimit të klipit të këngës “Escape”.

Në videon muzikore të asaj kënge protagoniste është pikërisht bukuroshja ruse.

Që nga fillimi, çifti e mbajti shumë të fshehur lidhjen e tyre, ndërsa akoma nuk dihet nëse ata janë martuar ndonjëherë apo thjesht bashkëjetojnë.

(Foto: Getty Images)

Për herë të parë në publik kishin dalë një vit pasi ishin lidhur së bashku.

Në një intervistë, Iglesias kishte thënë se përkundër gjithë atyre viteve bashkë, ata kurrë nuk kishin menduar që t’i ndiqnin ceremonitë tradicionale. /Telegrafi/