Clooney duket seksi, kur Sandra është e dehur!

Edhe pse duket vështirë e besueshme, Bullock, së fundi ka thënë se ajo nuk tërhiqet nga aktori 52 vjeçar, sepse e njeh atë për shumë kohë.
"Ai nuk është seksi, sepse ai është shumë, shumë i pashëm. Nëse pëlqeni këtë lloj tipi, sharmant, të zgjuar, të talentuar, të suksesshëm e gjëra të tjera", ka thënë Bullock.
Por tjetër tregim ka Clooney, lidhur me atë se a e mendon si atraktiv, Sandra atë.
Më lejoni të ju flas për Sandy. Ajo thotë se nuk mundohet më të joshë mua, por ajo më thërret çdo natë në 3 të mëngjesit e dehur.
“Hej, George, çfarë po bënë tërë kohën derisa unë i radhis shishet e tekilas", ka bërë shaka Clooney.
Çifti, duket se kanë shoqëri të mirë, dhe gjejnë shumë arsye për të mos filluar një lidhje.
Sandra thotë se ata janë “aq të ngjashëm” sa nuk mund të jenë në lidhje, derisa ai thotë se aktorja 49 vjeçare, nuk mund ta ketë të dashur njërin nga shokët e saj më të mirë, pasi do të duhej të thyente “kodin e vëllazërisë”.






























































