Ndërkohë që pritej ardhja e Sportback S1/RS1, prodhuesi gjerman është duke u përqendruar në modelin e radhës RS Q3 për vitin 2020.

Një SQ2 u lansua vitin e kaluar në Evropë dhe foto spiunuese kanë treguar se ai do të pasohet nga SQ8 e ndjekur edhe nga një RS Q8 në pjesën e sipërme të segmentit.

Divizioni më i shpejtë i njohur më parë si Quattro GmbH po punon gjithashtu për një Q3 të ri RS, i cili është spiunuar në Suedi.

Ndonëse i kamufluar, duket se modeli më i ri i Audi do të ketë një parakolp para shumë më agresive me hyrje të mëdha të ajrit, që do të jetë konkurrent i rivalit Mercedes-AMG GLA 45.

Në kundërshtim me raportet origjinale që sugjerojnë se motori me pesë cilindra do të prodhonte 400 kuaj fuqi, revista Auto Bild e Gjermanisë shkruan se vetura do të ketë motor turbo 2.5 litra. Besohet se RS Q3 do të ketë deri në 420 kuaj fuqi. Kjo nuk është aspak e habitshme duke pasur parasysh se Mercedes-AMG A45 S do të pajiset me 416 kuaj fuqi me motor 2.0 litra.

Premiera e Audi Q3 RS nuk është shpallur ende zyrtarisht, por pritet që kjo të ndodhë në mars në panairin e veturave në Gjenevë, gjë që do të thotë se RS e fuqishme do të arrijë deri në fund të vitit. /kp/Telegrafi/