Prodhuesi gjerman ka “rifreskuar” të dy versionet e veturës Supersport – Coupe dhe Spyder, dhe pavarësisht nga thashethemet, R8 ende do të ketë një motor atmosferik V10 5,2 litra, dhe jo një V6 me turbo, siç u spekulua më parë.

Përveç kësaj, motori ekzistues është pak më i fuqishëm se më parë dhe përparimet teknologjike janë bërë për ta bërë R8 më bindës në rrugë.

Ndërhyrjet kozmetike në pjesën e përparme të makinës ndryshuan pamjen e maskës së radiatorit, parakolpit dhe dritave.

Audi gjithashtu ka ndryshuar përcaktimin e versionit të R8 V10 Plus, i quajtur tani R8 V10 Performance Quattro. Standardi Audi R8 për 2019 ka një motor V10 me 570 kuaj fuqi (419 kW), që është për 30 kuaj fuqi më shumë se sa në modelin në shkuarje.

Fuqia e motorit  lejon Coupe nga 0-100 km/h të arrijë për 3.4 sekonda dhe Spyder për 3.5 sekonda. Shpejtësia maksimale e modelit me çati të ngurtë është 324 km/h dhe e kabriolitet është 322 km/h.

Performanca e Audi R8 V10 5.2 përmban V10 me 620 kuaj fuqi. Audi R8 më i fuqishëm përshpejton 0-100 km/h për 3.1 sekonda (Coupe) dhe 3.2 sekonda (Spyder).

Shpejtësia maksimale është 331 km/h për një model me çati të ngurtë dhe 329 km/h për kabriolet. Audi R8 për vitin 2019 vjen në shitje në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /kp/Telegrafi/