Audi TT mund të mos jetë në gjendje të presë për gjeneratën e ardhshme, për shkak të trendit të SUV që nuk përkon me modelin sportiv me profil të ulët, me dy dyer.

Drejtori ekzekutiv i kësaj marke, Bram Sot, në një intervistë me Autocar, konfirmoi se e ardhmja e Audi TT është më shumë se e pasigurt.

I pyetur nëse TT do të vazhdojë të prodhohet pas largimit nga skena e gjeneratës së tretë, Scott tha se nuk ishte i sigurt nëse ky model do të ketë një të ardhme të sigurt.

Megjithatë, ai konfirmoi se Audi TT do të ketë një lloj pasuesi në gamën e prodhuesit gjerman, por jo domosdoshmërisht të drejtpërdrejtë.

Një nga arsyet për eliminimin e mundshëm të TT është se Audi po shqyrton modelin e tanishëm për ta optimizuar atë dhe për të ulur shpenzimet. /kp/Telegrafi/