Përveçse nga fansat, albumi i ri i Altuna Sejdiut-Tunës, është mirëpritur edhe nga kolegët e këngëtares.

Komente pozitive së fundmi ka bërë këngëtarja e mirënjohur shqiptare Aurela Gaçe, e cila është shprehur se kur bëhen punë të tilla, duhet ti vlerësojmë me dashuri.

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën.

Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”, ka shkruar Gaçe.

View this post on Instagram

Natën 👋

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on Mar 4, 2019 at 2:20pm PST

Një tjetër kolege e Tunës që ka vlerësuar pozitivisht albumin e saj, është këngëtarja kosovare Edona Llalloshi.

Ajo ka duartrokitur këngën ‘Harrova’ të ripërpunuar nga Tuna në bashkëpunim me këngëtarin Armend Regjepagiq. “Nostalgji perlë e muzikës shqiptare, ju lumtë”, ka shkruar Llalloshi në njërin nga rrjetet sociale, ku ka publikuar videon e interpretimit të kësaj kënge. /KP/