Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, pas shpërndarjes së sotme të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se kjo ishte një ditë e mirë për demokracinë dhe se ditë të mira po vijnë për Kosovën.

Ai tha se tashmë ka ardhur mundësia për të ndryshuar qeverisjen në Kosovë dhe për të kthyer besimin ndaj vendit dhe institucioneve.

“Ditë e mirë për demokracinë, ditë e mirë për Kosovën. Tani kemi mundësi për të ndryshuar qeverisjen në Kosovë dhe për të kthyer besimin ndaj vendit e institucioneve. LDK është dëshmuar me qeverisje të mirë dhe në luftimin serioz të dukurive negative, si në nivelin lokal ashtu qendror. Ditë të mira për Kosovën, po vijnë”, tha ai.