0Shares

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar nga një muaj paraburgim gardianit të burgut për Siguri të Lartë dhe zyrtarit të Ministrisë së Diasporës.

“Të pandehurve S.V dhe P.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji për secilin veç e veç nga .07.11.2018 deri më t.07.12.2018”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.V gjatë periudhës kohore korrik – gusht 2018, nga i pandehuri P.M i kishte marr 3 mijë euro ryshfet dhe dy telefona celular, gjatë kohës sa i pandehuri S.V ishte në detyrë zyrtare si gardian i burgut të sigurisë së lartë në fshatin Dyz.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.V dhe P.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)