Një shishe Uiski e “Graalit të Shenjtë” shënoi rekord në një ankand në Londër, duke u shitur me 1,45 milionë funte, rreth 1,7 milionë euro, theksoi shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Rekordi i mëparshëm ishte 1,2 milionë funte, për një shishe uiski Macallan nga e njëjta fabrikë skoceze dhe madje shumë e famshme.

Ky rekord u thye dje nga shishja e uiskit e quajtur “The Macallan Fine & Rare 60 Year Old 42.6 ABV 1926″.

Shishja elegante prej 700 mililitra i ka tejkaluar të gjitha parashikimet, pasi ishte vlerësuar më parë për t’u shitur me 450000 funte (519000 euro) maksimumi.

“Nuk ka çmim për një uiski të mirë. Kjo është padyshim filozofia e blerësit, një shishe e “Graalit të Shenjtë”, që theu rekordin në ankandin e zhvilluar në Londër duke u shitur me 1,45 milionë funte, rreth 1,7 milionë euro”, theksoi sot shtëpia e ankandeve Sotheby’s. /kp/Telegrafi/