LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet vendimi i BE-së për udhëtimin pa viza për ukrainasit

Zyrtarizohet vendimi i BE-së për udhëtimin pa viza për ukrainasit

Vendimi i Bashkimit Evropian për të liberalizimin e vizave për Ukrainën, është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së, duke i hapur rrugë kështu regjimit pa viza për ukrainasit, që pritet të hyjë në fuqi më 11 qershor.

Dokumenti është nënshkruar më 17 maj në Strasburg nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës.


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, kishte thënë se kjo është ditë historike për vendin e tij.

“Është absolutisht ditë historike për Ukrainën, për shtetin tij me popullsi 45 milionëshe dhe unë jam absolutisht i bindur se kjo ditë është po ashtu historike për Bashkimin Evropian”, kishte thënë atëbotë Poroshenko, duke shtuar se “Ukraina rikthehet në familjen evropiane. Ukraina po i jep lamtumirën e fundit Bashkimit Sovjetik dhe Perandorisë ruse”.

Ukrainasit që posedojnë pasaporta biometrike do të kenë të drejtë të udhëtojnë në vendet anëtare të BE-së, përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuara, ku kërkohet që të kenë viza.

Regjimi pa viza gjithashtu përfshinë edhe shtetet që janë në kuadër të Shengenit por që nuk janë pjesë e BE-së, si Norvegjia, Islanda, Litenshtajni dhe Zvicra.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori