LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e UEFA-s inspektojnë punimet në stadiumin e Prishtinës (Foto)

Zyrtarët e UEFA-s inspektojnë punimet në stadiumin e Prishtinës (Foto)

Zyrtarët e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) sot kanë inspektuar punët në stadiumit të Prishtinës.

Dy udhëheqës të UEFA-s me këtë rast janë takuar me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe kanë diskutuar rreth punëve të kryer në stadium.


Por, pas takimit ata nuk u prononcuan për mediat, ndërsa më dyer të mbyllura u bisedua për planin e stadiumit, transmeton Telegrafi.

FFK-ja kishte paralajmëruar se ky stadium do të jetë i gatshëm për muajin qershor, por sipas punimeve kjo gjë vështirë të ndodh.

Kujtojmë se Kosova në mars do të takohet në stadiumin Loro Boriçi me kombëtaren e Islandës në kuadër të eliminatoreve të botërorit. /Telegrafi/