LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Roma transferon mbrojtës të majtë

Zyrtare: Roma transferon mbrojtës të majtë

Roma më në fund ka gjetur një mbrojtës të majtë për të zëvendësuar të larguarin Mario Rui.

Tashmë është zyrtare, Aleksandër Kolarov do të veshë fanellën e Romës në sezonin e ri.

Bisedimet mes palëve u finalizuan me sukses, me mbrojtësin që firmosi kontratë deri në 30 Qershor të vitit 2020, me një pagë prej 2,5 milionë eurosh.

Pasi hodhi të zezën mbi të bardhë, Kolarov deklaroi se do të japë më shumë se 100% për verdhekuqtë, dhe se objektivi i tij është gjithmonë fitorja.

Kujtojmë që Kolarov më parë ishte pjesë e Lazios dhe ardhja e tij në Romë nuk është pritur mirë nga tifozët rivalë të Romës.

Roma pagoi pesë milionë euro tek Manchester City për transferimin e 31-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori