LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Nolito transferohet te Sevilla (Foto)

Zyrtare: Nolito transferohet te Sevilla (Foto)

Nolito është futbollisti më i ri i skuadrës spanjolle, Sevilla.

Sevilla po vazhdon të jetë aktive edhe në këtë afat kalimtar të verës.


Klubi andaluzian ka njoftuar nënshkrimin e anësorit të Manchester Cityt,  Nolito për një shifër që mendohet të jetë nëntë milionë euro.

Zyrtare: Sevilla kompleton transferimin e Muriel
Lexo po ashtu Zyrtare: Sevilla kompleton transferimin e Muriel

Anësori spanjoll ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa më pas ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Sevillan.

Nolito, i cili mbush 31 vjet në nëntor, tani është i vendosur të punojë nën urdhrat e Eduardo Berizzos për herë të dytë, pasi u trajnua nga argjentinasi në Celta Vigo midis viteve 2014 dhe 2016.

Ai do të bëhet edhe transferimi i pestë e Sevillas pas Ever Banegas, Guido Pizarros, Luis Murielit dhe Sebastien Corchias. /Telegrafi/