LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Messit i hiqet dënimi me Argjentinën

Zyrtare: Messit i hiqet dënimi me Argjentinën

Lionel Messi nuk do ta vuaj dënimin prej katër ndeshjeve për Argjentinën.

Ylli argjentinas është pezulluar për katër ndeshje kualifikuese të Kampionatit Botëror me Argjentinën, për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.


Lionel Messi suspendohet për katër ndeshje (Video)
Lexo po ashtu Lionel Messi suspendohet për katër ndeshje (Video)

Megjithatë, pas ankesave të bëra është apeli ai që ka hequr dënimin ndaj Messit, dhe sulmuesi i Barcelonës do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Argjentinën, përcjell Telegrafi.

“FIFA e rrëzon ndalimin ndërkombëtar të Messit prej katër ndeshjeve”.

Messi letër FIFA-s, kërkon uljen e dënimit (Foto)
Lexo po ashtu Messi letër FIFA-s, kërkon uljen e dënimit (Foto)

“Ai tani është në dispozicion për të luajtur ndeshjet e ardhshme të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e FIFAs-.

Ndryshe, Argjentina ndeshjen e radhës e luan ndaj Uruguait në udhëtim, me datë 31 gusht. /Telegrafi/