LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fonte nënshkruan me West Hamin

Zyrtare: Fonte nënshkruan me West Hamin

West Ham ka arritur marrëveshje me mbrojtësin portugez, Jose Fonte.

Jose Fonte ishte objektiv i shumë skuadrave të mëdha gjatë verës si Manchester United dhe Liverpool.


Por, nuk lëvizi nga skuadra e tij, Southampton, pasi ofertat nuk ishin të kënaqshme.

Fonte duke nënshkruar kontratën me West Hamin

Megjithatë, tani në afatin kalimtar dimëror, Fonte ka vendosur të ndërroj ambient duke u transferuar te West Ham.

Mbrojtësi portugez ka nënshkruar kontratë me ‘Çekanët’ për dy vite e gjysmë, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar tetë milionë funte. /Telegrafi/